Monday, June 3, 2013

Autobusi i shqiptarit përfundon në liqe


Në Liqenin e Gjenevës, në Vevey (VD), një autobus i parkuar turistësh ka “marrë rrugë” duke shkuar në liqe, afër parkingut. Për fat, autobusi ka qenë pa udhëtarë dhe veç kësaj, as shoferi nuk ka qenë i pranishëm.
Sipas burimeve të albinfo.ch, bëhet fjalë për autobusin në pronësi të një shqiptari nga Maqedonia.
“Isha në rrugë për në vendin e punës kur e pashë autobusin në liqe”, thotë një dëshmitar për 20minuten.ch. për shkaqe të panjohura autobusi është vënë në lëvizje sot rreth orës 6, bën të ditur policia e Kantonit Vaud. Zëdhënësja e policisë, thotë se për fat të mirë autobusi ka qenë i zbrazët. Ai ka rrëshqitur në tatëpjetën afër parkingut deri sa ka “aterruar” në liqe. Autobusi është fundosur plotësisht dhe sipas policisë, brenda ditës ai do të nxirret nga uji.
Policia nuk ka informata nëse nga kjo fundosje mund të ketë pasoja, gjegjësisht ndotje të ujit nga karburantet e autobusit.
Autobusi nuk është i regjistruar në Zvicër.