Saturday, June 8, 2013

Balotelli kërkon falje për sjelljet e tij

Sulmuesi i Përfaqësueses së Italisë, Mario Balotelli, ka kërkuar falje për sjelljet e tij pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen eliminatore për Botërorin “Brazil 2014″, që Italia e zhvilloi të premten mbrëma në Pragë kundër Çekisë.
Balotelli mori dy kartonë të verdhë brenda katër minutave. Me t’u përjashtuar nga ndeshja ai në tunel shpërtheu duke goditur murin me grusht dhe shkelm. Më pas ai kishte sulmuar kritikët e tij në “Twitter”, duke thënë: “Shkruani çfarë të doni, por në Kupën e Konfederatave bëni tifo për një skuadër tjetër”. Mirëpo, të shtunën në mëngjes Balotelli 22-vjeçar është bërë pishman dhe ka kërkuar falje. “Mirëmëngjesi. Reagimi im i mbrëmshëm nuk ishte i drejtë dhe kërkoj falje, më vjen keq, i kërkoj falje skuadrës. Kam ende për të mësuar, ende”, ka shkruar Balotelli në “Twitter”