Tuesday, June 11, 2013

ERDROAN: NUK GJYNJEZOHEMI PARA ASKUJT

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan nuk ndalet. Gjatë një fjalimi në parlament që u ndërpre shpesh nga duartrokitjet, Erdogan u shpreh i vendosur për të vazhduar me projektin në parkun 'Gezi' në Stamboll. “Do ti presim pemët dhe më pas do ti rimbjellim në nje vend tjetër” - ka thënë kryeministri tukr përpara deputetëve. Gjatë fjalimit të tij Erdogan mbrojti dhe ndërhyrjen e policisë në sheshin Taksim. “Çfarë prisnin protestuesit? Që do të gjunjëzoheshim para tyre? - pyeti kryeministri turk.

Fjalimi i tij në parlament tregoi se qeveria turke nuk pritet të ndryshojë qëndrim edhe pas gati dy javë protestash, përleshje e tensione që kanë shkaktuar 4 viktima dhe 600 të plagosur. Dhe konfirmimi për këtë ishte dhe operacioni i intensifikuar i forcave të rendit në Stamboll. 
Qindra policë të shoqëruar nga autoblindat hynë në sheshin 'Taksim', që është shndërruar në simbolin e këtyre protestave kundër Erdogan duke larguar protestuesit e paktë që ndodheshin aty. Mediat turke raportuan për të paktën 2 të plagosur gjatë momentit kur policët hodhën gaz lotsjellës dhe granata shurdhuese kundër manifestuesve. Këta të fundit u tërhoqën më pas nga sheshi për tu strehuar në parkun 'Gezi', çka ishte dhe shkëndija për fillimin e protestave. 
Forcat e rendit larguar barrikadat, hoqën banderolat e protestes që ishin varur nëpër ndërtesa duke I zëvendësuar me një flamur kombëtar dhe protretin e babait të shtetit turk Qemal Ataturk. Sipas autoriteteve, objektivi I policisë nuk është boshatisja e parkut por thjesht pastrimi I sheshit, çka e garantoi edhe vetë guvernatori I Stambollit. “Që sot ju kemi besuar në duart e vëllezërve tanë policë. Objektivi ynë i vetëm është heqja e barrikadave. Nuk kemi qëllim tjetër dhe askush nuk do të preket në sheshin Taksim”.
Manifestimet në të gjithë Turqinë u kanë kushtuar jetën katër personave, tre protestuesve dhe një polici, u shpreh sot kryeministri, Recep Tayyip Erdogan gjatë një fjalimi në Parlament. 
"Tre të rinj dhe një polic kanë humbur jetën nga protestat", deklaroi Erdogan para anëtarëve të partisë së tij. 
Një bilanc i mëparshëm njoftonte për tre të vdekur. 
Viktima i katërt ishte një punëtor 26 vjeç, i plagosur në kokë gjatë manifestimeve në Ankara.