Sunday, June 9, 2013

Ja pse maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve

A Chinese invigilator scans a student at the gaokao exam in north-east China to prevent cheating


Më shumë se nëntë milionë të rinj kinezë kaluan provimin e hyrjes në universitet, por kandidateve iu ndalua mbajtja e sutjenave me tela metalikë për të shmangur çfarëdo lloj mashtrimi të mundshëm.
Për të parandaluar përdorimin ose fshehjen e aparateve elektronike, përfshirë celularët, qendrat e provimeve të maturës kineze të provincës Jilin në verilindje të Kinës janë pajisur me detektorë metalesh.
“Kandidateve ju kërkua që të hiqnin sutjenat me tela metalikë”.
“Të mërkurën Ministria kineze e Arsimit premtoi se do të luftonte çdo lloj mashtrimi me anë të vendosjes së kamerave në sallat e provimit”.
Një diplomë universitare konsiderohet e domosdoshme për arritjet personale dhe sociale në Kinë. Hyrja në universitet është kthyer në një etapë thelbësore dhe konkurrenca është e madhe. Në vitin 2012, Ministria e Sigurisë Publike deklaroi arrestimin e 1 500 personave dhe konfiskimin e 60 000 aparateve elektronike gjatë provimit.