Wednesday, June 12, 2013

Lutja e Gjystes: Gëzoju Zot prehrin atyre femrave që vuajnë për të patur një fëmijë

Për këtë eksperience dhe ndryshimet e qe ka sjelle ne jetën e saj, Gjystja flet ne këtë pa anashkaluar edhe projekte e me te reja muzikore.
Keni disa muaj qe jeni bere mama për here te dyte, si ndihen pas kaq vitesh përsëri me një bebe ne krahë?
Nuk kam fjale qe ta përshkruaj këtë kënaqësi kaq te madhe, di te them se nga gëzimi qaj edhe qesh, për here te pare kam përjetuar dhe po përjetoj lot gëzimi, kur them se Besi është me i madh se krejt bota me duket shume e vogël, kjo ndjesi është nga ajo qe edhe Rozana është e kyçur ne këtë lumturi, Rozana nuk është me e vetme. Kam dy fëmijë te shëndoshë dhe s’me mbetet asgjë tjetër veç te lutem qe te mi ruaj Zoti. Asgjë nuk krahasohet me te qenit nene, është diçka hyjnore, mrekulli, lumja unë qe jam femër dhe kam këtë dhurate nga Zoti qe u bëra nene ne këtë jete, qe do ishte asgjë pa fëmijë.
Gëzoju Zot prehrin atyre femrave qe vuajnë për te patur një fëmijë.
E kishit planifikuar një fëmijë te dyte apo erdhi si dhurate nga Zoti?
E shkruar nga Zoti, as qe e kisha ne plan 2012-ten për një shtatzëni tjetër, çdo gjë ndodhi rastësisht, ashtu qe unë gjithmonë e kapi momentin, nuk e le fatin te me ike.