Sunday, June 2, 2013

Mbi 900 të arrestuar në Turqi

image
Protestat në Stamboll dhe Ankara kanë vazhduar edhe gjatë natës së shkuar. 

Policia turke ka arrestuar më shumë se 900 persona në lidhje me trazirat e ditëve të fundit.

Ministri i Brendshëm, Myammer Guler, ka thënë se disa nga të arrestuarit janë liruar, ndërsa të tjerët do të dalin para gjyqit.

Ai ka bërë të ditur për 26 policë dhe 53 civilë të lënduar në përleshjet e ndërsjella.

Trazirat kanë nisur të premten, pasi policia ka goditur një protestë paqësore, kundër një plani të ndërtimit në Sheshin Taksim të Stambollit, shkruan REL. 

Protestat tashmë janë përhapur edhe në qytete të tjera dhe janë shndërruar në tubime anti-qeveritare.

Projekti i diskutueshëm do të prishte një park në sheshin Taksim dhe do ta zëvendësonte atë me një qendër tregtare.

Kundërshtarët thonë se Parku Gezi është një nga hapësirat e pakta të gjelbra që kanë mbetur në qendër të Stambollit.