Monday, June 10, 2013

Ora e lindjes e përcakton karakterin

sahatData e lindjes nuk është një kornizë e mjaftueshme për ta përcaktuar karakterin e dikujt. Saktësia e analizës së karakterit në masë të madhe varet nga ora e lindjes.
Nëse jeni të lindur…
Nga ora 0 deri në orën 01 Këta persona i karakterizon agresiviteti (dashi) i shoqëruar me qëndrueshmërinë (Saturni). Rrethina i konsideron kokëfortë, aspak diplomatikë dhe së tepërmi krenarë. Në rrethana të favorshme, ky konstelacion mund të sjellë arritje të pabesueshme krijuese.
Nga ora 01 deri në orën 02 (Per me shum ne videon posht)
Fuqia, autoriteti dhe statusi për ju përfaqësojnë gjithçka. Për shkak të kësaj më së shpeshti vuajnë më të afërmit tuaj. Jeni të suksesshëm në jetë falë faktit se dini ta drejtoni energjinë e madhe të cilën e dispononi. Për ngjitjen tuaj drejt kulmit duhet t’i jeni mirënjohës ndihmës së gjithanshme të personave (bricjapi) me ndikim (Jupiteri).
Nga ora 02 deri në orën 03 (Per me shum ne videon posht)
Me kënaqësi, në të njëjtën kohë, u përkushtoheni disa detyrave. Jeni dinamikë dhe të aftë që të ngazëlleheni (Marsi), por në të njëjtën kohë shumë shpejt e humbni interesimin për punët që i keni filluar. Nganjëherë jeni përjashtues dhe jotolerantë, ndaj pak më shumë durim nuk do t’ju bënte keq.
Nga ora 03 deri në orën 04 (Per me shum ne videon posht)
Jeni subtilë dhe të ndjeshëm, ndaj lehtë prekeni. Janë këto shenja të qarta të përkushtimit dhe të dashamirësisë (Venera). Për ju janë njësoj të rëndësishme edhe familja edhe shtëpia (gaforrja). E adhuroni sigurinë financiare. Mund të thuhet se me i përdorni paratë mjeshtërisht.
Nga ora 04 deri në orën 05(Per me shum ne videon posht)
Mendimet tuaja (Merkuri) gjithnjë janë të përqendruara drejt një caku konkret. Janë përplot me përqendrim dhe vullnet të fuqishëm. Për këtë në secilën punë ju bëheni autoritet (Luani). Mirëpo, megjithatë, ju jeni një luan sallonesh. Mirëpo, kur u kushtoni më shumë vëmendje marrëdhënieve shoqërore përfundoni në depresion.
Nga ora 05 deri në orën 06(Per me shum ne videon posht)
Më së miri ndiheni kur keni rastin që nga kaosi ekzistues të krijoni rregull. Dashuria juaj (Dielli) u takon detajeve (virgjëresha), me ç’rast e keni të vështirë që ta dalloni të rëndësishmen nga e parëndësishmja. Gjithnjë rrezikoni që t’i harxhoni paratë në gjëra të cilat për ju fare nuk janë të rëndësishme. Në punë jeni të përkushtuar dhe detyrat tuaja i kryeni në mënyrë të përkryer.
Nga ora 06 deri në orën 07 (Per me shum ne videon posht)
Jeni sharmant dhe visheni mirë (peshorja). Banesa juaj është e rregulluar me shije dhe gjithashtu përbën një vend ku shpesh tubohen miqtë tuaj. Jeni shumë dashamirës me çdokënd. Rreziku më i madh qëndron në faktin se siguria juaj emocionale (Hëna) varet nga të tjerët dhe jo nga ju.
Nga ora 07 deri në orën 08(Per me shum ne videon posht)
Gjërat i emërtoni ashtu sikundër janë dhe në këtë pikëpamje nuk keni qime në gjuhë. Ju e thoni (Merkuri) atë që e mendoni (akrepi). Mirëpo, ju dini edhe të heshtni si i pagojë. Për suksesin tuaj në punë duhet t’i jeni mirënjohës gatishmërisë suaj që gjithçka t’ia nënshtroni një qëllimi dhe imagjinatës së bujshme. Intrigat dhe mosbesimi mund t’ju nxjerrin nga takti.
Nga ora 08 deri në orën 09 (Per me shum ne videon posht)
Loja, sporti dhe aktiviteti në ajër të pastër për ju janë gjëra shumë të rëndësishme (shigjetari). Gjithnjë përpiqeni që t’i kapërceni kufijtë, pavarësisht nëse është fjala për kufijtë shoqërorë, shpirtërorë, apo shtetërorë. Ju tërheqin të huajt. Miqësia e re (Venera) duhet t’ju ofrojë diçka që ende s’e keni përjetuar. Jeni aventurierë të lindur.