Monday, June 10, 2013

“Shihemi Në Gjyq”, Emision Skandaloz I Ardit Gjebresë?… Ja Pse?

“Shihemi-në-gjyq”-emision-skandaloz-i-Ardit-Gjebresë
Vazhdon akoma të jetë mjaft e ndjekur rubrika në brendësi të programit E diela Shqiptare, “Shihemi ne Gjyq”, edhe pse muaj me parë u përfol gjerë në median e shkruar dhe rrjetet sociale se çdo histori ishte thjesht e sajuar.
Dhe me sa duket çështjet gjyqësore që trajtohen nga juristja e njohur Znj. Eni Cobani nuk janë gjë tjetër veçse sajesa të njëpasnjëshme të prezantuesit Ardit Gjebrea dhe autores së programit Dalina Buzi.Shihemi në gjyq”, një program i ngjashëm me formatin italian “Forum” (që transmetohet në Canale 5 dhe Rete 4) dhe “Zemër të hapur” (News24) vazhdon të mashtrojë teleshikuesit me historitë e trilluara dhe aktorët diletantë të marrë nga rruga për të interpretuar një personazh në këmbim të një shume të caktuar.