Sunday, June 9, 2013

'SULLTANI' DHE 'SHEHERZADJA' NË PROTESTË KUNDËR ERDOGANIT

'Sulltani' dhe 'Sheherzadja' në protestë kundër Erdoganit




Halil Ergenc i njohur për ne si 'Sulltani' nga seriali turk 'Sulltani i Madhërishëm' i është bashkuar turmës në demonstratat që po zhvillohen në Turqi.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij, e njohur tek ne si Sherezadja, kanë qenë drejtues të turmës së protestuesve në demonstratat që po zhvillohen në Turqi, në shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit turk Erdogan në planin për zhvillimin e Sheshit Taksim të Stambollit.
Aktori ka qëndruar në ballë të protestës pa u trembur nga policia e armatosur dhe gazi lotsjellës. Manifestimet nisën kundër vendimit për të prerë rreth 600 pemë në parkun ‘Gezi’, në qendër të qytetit, për të ndërtuar aty një qendër tregtare. Përleshjet kanë nisur fillimisht gjatë ditës së djeshme kur policia kishte shkuar në mëngjes herët dhe i kishte dashur t’i largonte me dhunë manifestuesit. Më pas situata ka degjeneruar ne dhunë, shkruan Zëri.
Pavarësishtë, gjithë këtyre revoltave dhe protestave, kryeministri ka deklaruar se do të vazhdojë me planin e filluar.